Dështon keq drejtësia kosovare, fajtor mafio-politika dhe nëntoka kriminale

  • 07 January 2020 - 07:32
Dështon keq drejtësia kosovare, fajtor mafio-politika dhe nëntoka kriminale

“Këta matrapaz e shkuar matrapazëve marrin rrogat më të mëdha në rajon, sepse ato jua rriti ky ahmaku, kryeministri në dorëheqje, por ja që kjo ngritje rrogave nuk dha asnjë efekt pozitiv. Tani me të drejtë unë do ta shtrija pyetjen se sa lëndë u zgjidhen me tepër se në vitet e kaluara dhe sat ë tjera mbetën akoma për ti mbuluar pluhuri në sirtar. Qytetarët duhet ta dinë se aty janë instaluar vetëm njerëz të shitur te politika, janë instaluar puthador dhe sahanlëpirës që njeriun e pa fajshëm e marrin në qafë kurse kriminelin e amnistojnë, e nxjerrin të pa fajshëm si qimen nga brumi. Ky soj sojsëzësh të marrin në qafë kinse po punojnë dhe po ndajnë drejtës, por nuk e bëjnë atë, veprojnë vetëm sipas urdhrave të kryebanditëve dhe krye vagabondëve të majave të shtetit”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Raportimi i shifrave marramendëse për lëndët e pa zgjidhura në Gjykatën e Apelit në fund të vitit 2019, ka ngjallur reagime të ashpra jo vetëm tek njohësit e fushës së të drejtës, por edhe te analistët politikë, ngase sipas tyre është pikërisht ndikimi i politikës në drejtësi që po i lë qëllimisht në zvarritje dhjetëra mijëra raste, sipas klasifikimit të ndikuar nga mafi-politika.

Denoncimi i rëndë për lidhjet kriminale të drejtësisë me politikën, dhe lojën që po e luajnë me lëndët e pa zgjidhura në pritje vjen, edhe nga analisti politik, Reshat Badallaj.

Image
Reshat Badallaj

“Lajmi se që është dhënë në media, se si kanë mbetur edhe rreth 12 mijë lëndë të pazgjidhura vetëm në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, nga ato 27 mijë e 664 lëndë që i kanë pasur në dispozicion, dhe prej tyre janë zgjidhur vetëm 15 mijë e 959. Ndërsa në punë vazhdojnë të mbesin edhe 11 mijë e 705, është një lajm i keq që flet më së miri se sa i dështuar dhe i kapur nga politika është sistemi gjyqësor i Kosovës. Ky është sistemi tejet i kalbur i gjyqësisë që unë gjithmonë e kam thënë se është kupola e krimit të organizuar”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Kjo gjendje e rëndë në drejtësi e raportuar edhe zyrtarisht, sipas Badallajt ka treguar disa gjera tepër shqetësuese që janë për qytetarin.

“E para, që është privatizuar, e kapur nga pushteti, bandat dhe krye banditët e majave të shtetit dhe të bandave politike që e kanë dirigjuar dhe kjo kope nuk ka vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Po ashtu, është parë hapur se këta vetë e kanë shkelur Kushtetutën e vendit dhe nuk dihet akoma se përse e kanë dhënë betimin, për të mbrojtur interesat e vendit dhe të qytetarëve të saj për të cilën edhe marrin rrogën nga taksapaguesit, apo për ti shërbyer krimit. Deri më tani Kosova është kampione e ryshfetit, aferave , skandaleve, e të mos flasim se vendin e pare e zë në dhe në Evropë, kurse kjo drejtësi e kapur nga mafia politike për të gjitha këto po heshtë”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse asgjë nuk punohet për interesin e qytetarëve, sipas Badallajt këta shërbëtor të politikës të instaluar në drejtësi, marrin pagat më të larta në rajon, dhe kjo është edhe një plaçkitje tjetër që I bëhet popullit të Kosovës dhe buxhetit të shtetit në emër të sundimit të ligjit.

“Këta matrapaz e shkuar matrapazëve marrin rrogat më të mëdha në rajon, sepse ato jua rriti ky ahmaku, kryeministri në dorëheqje, por ja që kjo ngritje rrogave nuk dha asnjë efekt pozitiv. Tani me të drejtë unë do ta shtrija pyetjen se sa lëndë u zgjidhen me tepër se në vitet e kaluara dhe sat ë tjera mbetën akoma për ti mbuluar pluhuri në sirtar. Qytetarët duhet ta dinë se aty janë instaluar vetëm njerëz të shitur te politika,janë instaluar puthador dhe sahanlëpirës që njeriun e pa fajshëm e marrin në qafë kurse kriminelin e amnistojnë, e nxjerrin të pa fajshëm si qimen nga brumi. Ky soj sojsëzësh të marrin në qafë kinse po punojnë dhe po ndajnë drejtës, por nuk e bëjnë atë, veprojnë vetëm sipas urdhrave të kryebanditëve dhe krye vagabondëve të majave të shtetit. Pra, kjo kupolë e krimit është dëshmuar se nuk kanë guxuar t´i zgjidhin lëndët aty ky preken interesat e krye hajnave dhe krye banditëve që janë të veshur me këmishën dhe pispillosur me kravatën e shtetit”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)