Pamje nga Irani ku u rrëzua aeroplani me 176 udhëtarë

  • 08 January 2020 - 10:09
Pamje nga Irani ku u rrëzua aeroplani me 176 udhëtarë

Janë publikuar pamje të vendit ku aeroplani me më shumë se 170 pasagjerë që ishte nisur drejt Kievit të Ukrainës, është përplasur disa minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit në Iran.

Raportohet se nuk ka asnjë të mbijetuar nga ky aksident. Sipas mediave lokale në vend, numri i njerëzve që kishin qenë në aeroplanin e rrëzuar mund të jetë deri në 180.

Raportohet se 147 prej personave të vdekur ishin shtetas të Iranit, ndërsa 32 kanë qenë nga shtete të tjera.

Aeroplani i rrëzuar ishte i tipit “Boeing 737-800” dhe i përkiste një kompanie ukrainase. Ai ishte prodhuar para më pak se katër vjetëve.

(Kosova Sot Online)