Kërcënoi se do të vetëhidhej nga ura, shqiptarin e shpëton polici grek

  • 08 January 2020 - 11:40
Kërcënoi se do të vetëhidhej nga ura, shqiptarin e shpëton polici grek

Një 49-vjeçar shqiptar me banim në Greqi ka kërcënuar se do të hidhej nga ura. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (7 janar) në Verie rreth orës 10 të natës.

Siç raportojnë mediat greke shqiptari kishte hipur në një urë, e cila ishte në ndërtim e sipër duke kërcënuar me vetëvrasje.

Shqiptar u ngjit në urë pa e kuptuar njeri duke kërcënuar. Të afërmit e tij nxituan menjëherë drejt vendit të ngjarjes, por pa e bindur që ai të zbriste.

Përfundimisht, falë ndërhyrjes së një oficeri të policisë greke, burri u bind për të zbritur nga ura që nuk ishte ndërtuar akoma dhe u dërgua në Departamentin e Policisë Veria për të dhënë shpjegime.

(Kosova Sot Online)