Disa nga gjërat më të bukura në botë

  • 08 January 2020 - 11:50
Disa nga gjërat më të bukura në botë

Ekzistojnë një mori vendesh, sendesh, dhe peizazhesh të cilët mund të jenë vërtetë mbresëlënës dhe të mrekullueshëm për të gjithë pasi kanë marrë një vlerësim ndërkombëtar në mbarë botën. Më poshtë po rendisim edhe disa prej tyre:

Kjo faqe mali mahnitëse e shekullit të 17 ndodhet në shkëmbinjtë e thepisur të luginës së Butanit, të Paros. E njohur si Paro Taktsang - Foleja e Tigrit- është një manastir që funksionon ende me prezencën në të të murgjve Budistë. 

Canos Cristales është në të vërtetë një lumë mjaft i zakonshëm për pjesën më të madhe të vitit, por për një kohë të shkurtër mes stinëve të lagështa dhe të thata, kur niveli i ujit është i duhuri për lulet dhe myshqet e tij unike, të shpërthejnë në një ylber ngjyrash të jashtëzakonshme.

E përshkruar si "samiti i qindra viteve të civilizimit", "një nga kryeveprat më të mëdha të historisë së artit" dhe një përfaqësim i asaj "shkëndijë e brendisë hyjnore në çdo formë të jetës", ‘Ëinged Victory of Samothrace’ është një nga skulpturat më të vlerësuara në botë. Një statujë e mermeri e shekullit të tretë të perëndeshës greke Nike, ekspozohet sot në krye të një shkalle në Louvre, Paris.

Piktura më e çmuar në botë është Nr. 5, 1948 e Jackson Pollock. Por pamja e saj nuk vlerësohet gjithmonë nga publiku i gjerë. Portreti i Adele Bloch-Bauer I nga Gustav Klimt është piktura e tretë më e shtrenjtë në botë dhe u përfundua në vitin 1907 dhe u shit për 135 milionë dollarë në 2006. Tani qëndron në Neue Galerie, New York.

Quetzal shpesh quhet zogu më i bukur në botë; emri përkthehet afërsisht si "bisht madh i shkëlqyer", sepse, gjatë sezonit të çiftëzimit, meshkujt dyfishojnë pendën e bishtit e cila arrin një gjatësi deri në një metër. Por këta zogj të rrallë zotërojnë pendë jeshile, blu, dhe të kuqe gjatë gjithë vitit. 

Statuja e Davidit është prezantimi më i famshëm i trupit mashkullor krijuar ndonjëherë.

Vasari, historian i artit i shekullit të 16-të shkruajti: “Kushdo që e ka parë këtë projekt nuk ka nevojë të shohë një skulpturë tjetër, qoftë në kohën tonë apo në ndonjë kohë tjetër të vitit”.

Shkrimtari amerikan James Michener është një nga vizitorët e panumërt që e quan ‘Bora Bora’ në Polinezinë Franceze, ishullin më të bukur në Tokë . Një lagunë rrethon atë dhe një vullkan i zhdukur ngrihet në qendër të tij.

(Kosova Sot Online)