Predha në çdo cep/ Publikohen pamjet, ja si duket baza amerikane pas sulmit me raketa

  • 08 January 2020 - 12:06
Predha në çdo cep/ Publikohen pamjet, ja si duket baza amerikane pas sulmit me raketa

Irani ka sulmuar dje me raketa balistike trupat amerikane në Irak, duke ndezur edhe më tej tensionet mes dy vendeve.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se sulmi është ndërmarrë si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimanit.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar pamjet e para pas sulmit ajror të bazës Al-Asad në Irak. Në pamjet e publikuara shihen ushtarët irakianë që mbledhin copat e predhave, të cilat janë përhapur kudo.

Nga Irani, tonet nuk janë paqësore. Presidenti Hasan Rouhani paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se forcat e tyre do të dëbohen nga Lindja e Mesmes pas vrasjes së Kasem Sulejmanit. “Ju i pretë dorën Sulejmanit, ne do të presim këmbën tuaj nga rajoni”, citohet të ketë thënë ai.

(Kosova Sot Online)