Arbër Zaimi: Ne kemi bërë lëshime, LDK’ja gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë

  • 10 January 2020 - 21:19
Arbër Zaimi: Ne kemi bërë lëshime, LDK’ja gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh këshilltar i kreut të partisë, Albin Kurti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë lëshime ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë.

“Ne i kemi bërë disa lëshime, një nga to është edhe ndarja e ministrive pesë me pesë”, është shprehur Zaimi.

Gjithashtu Zaimi nuk harroi ta përmend se LDK’ja gjithmonë në marrëveshjet e kaluara për të bashkëqeverisur ka marrë më pak ministri se partia e parë, ajo që ka fituar zgjedhjet.

“LDK’ja edhe me parë ka pasur marrëveshje me partitë tjera, por gjithmonë ka marrë më pak se partia e parë”, ka thënë Zaimi.

Tutje, ai tha se LDK’ja ka kërkuar postin e presidentit dhe Kurti ka lëshuar pe në këtë çështje.

“LDK’ja kanë kërkuar presidentin, dhe pasi insistuan, kryetari Kurti lëshoi pe dhe diskutuam edhe për këtë çështje”, ka përfunduar Zaimi.

(Kosova Sot Online)