Gjuriq: Lista Serbe ka 10 deputetë, të përshihet në bisedime për qeverinë e re

  • 11 January 2020 - 11:08
Gjuriq: Lista Serbe ka 10 deputetë, të përshihet në bisedime për qeverinë e re

Kreu i Vetëvendosjes si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit fillimisht kishte thënë se do të injoroj plotësisht Listën Serbe në përpjekjet për formimin e qeverisë së re.

Megjithatë më vonë kishte thënë se do të bisedojë me partinë që drejtohet nga Goran Rakiq rreth krijimit të institucioneve të reja.


Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka thënë se “Srpska” duhet të përfshihet në bisedimet për krijimin e qeverisë së re, pasi sipas tij pëfaqësojnë 90% të vullnetit të serbëve të Kosovës.

Gjuriq ka përmendur faktin se Lista Serbe ka arritur të fitojë 10 vendet e rezervuara në Kuvend.

“ Lista Serbe arriti të marrë 90% të vullnetit të serbëve të Kosovës dhe gjithashtu fitoj 10 ulëset e rezervuara, prandaj duhet të përfshihet në bisedime, nëse ata duan ta respektojnë Kushtetuën dhe Ligjin”, ka thënë Gjuriq.

(Kosova Sot Online)