Arrestohet bashkëshorti që rrahte gruan dhe fëmijët në Prishtinë

  • 11 January 2020 - 11:46
Arrestohet bashkëshorti që rrahte gruan dhe fëmijët në Prishtinë

Policia ka njoftuar se pas raportimit të viktimës femër K/Shqiptare për dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj është arrestuar ky i fundit.

I dyshuari mashkull K/Shqiptar vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

Viktima posedonte edhe raporte mjekësore.

Sipas viktimës, i dyshuari i ka keqtrajtuar edhe fëmijët e tyre duke i rrahur dhe mbyllur në dhomë. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)