Deklarata që tronditi Kosovën, Bujar Bukoshi e zbuloi se kush e vrau Ahmet Krasniqin – këta ishin ekzekutorët

  • 13 January 2020 - 16:14
Deklarata që tronditi Kosovën, Bujar Bukoshi e zbuloi se kush e vrau Ahmet Krasniqin – këta ishin ekzekutorët

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendëskryeministri në Kosovën e pavarur, Bujar Bukoshi, menjëherë pas lufte kishte dhënë detaje tronditëse lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.

Në një deklarim, Bukoshi kishte zbuluar se kolonel Krasniqin e kishte vra dora shqiptare.

Ai gjithashtu kishte bërë me dije se për këtë vrasje kishte të dhëna të freskëta.

“Kolonel Ahmet Krasniqin e vrau dora e zezë serbe, por, me ndihmën e shqiptarëve, me ekzekutues shqiptarë. Ne kemi edhe të dhëna të freskat tani, por jo të kompletuara në interes të përfundimit dhe kemi të dhëna të cilat flasin se kjo është në historinë e pikëlluar të shqiptarëve; se shqiptari e vret shqiptarin”, kishte deklaruar ai.

“Ahmet Krasniqi është një rast tragjik, i cili i ngjan rastit tragjik të vrasjes së Jusuf Gërvallës. Atëherë kur Gërvalla sapo filloi t’i bashkonte shqiptarët duke neutralizuar idelologjizmat u vra. Po ashtu u vra edhe Ahmet Krasniqi. Ai u vra me ekzekutor shqiptar, dhe me segmente të SHIK-ut të Shqipërisë”, thoshte Bukoshi.

“Dje kam marrë informatat e fundit e cila flet se kjo ka qenë një vepër makabre me qëllim që të paralizojë rezistencën shqiptarë”, kishte thënë ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Mirëpo, se çfarë ndodhi më lidhur me këto hetime, për të cilat flet ish-kryeministri Bukoshi nuk dihet asgjë.

Këto deklarata të Bukoshit mund t’i dëgjoni nga minuta 33:30.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil Kolonel Ahmet Krasniqi u vra pabesisht, në tradhti më 21 shtator 1998 në Tiranë. 

(Kosova Sot Online)