“Deklarata ‘bombë’ nga dëshmitari i Speciales, zbulon detajet shokuese për Thaçin

  • 14 January 2020 - 16:41
“Deklarata ‘bombë’ nga dëshmitari i Speciales, zbulon detajet shokuese për Thaçin

“Nga prizma e vështrimit dhe dijes time dhe pozicionit tim si ish eprori lartë i UÇK-së, shërbimit sekret ZKZ, gjatë luftës dhe pas luftës, jam shumë i bindur, shumë i sigurt se pikërisht Hashim Thaçi qëndron prapa urdhrit për ta vrarë ish mësuesin e vetë veprimtarin e çështjes kombëtare dhe kundërshtarin e vetë politik nga LDK-ja, Haki Imerin. Jam shumë i sigurt se pa dijen dhe miratimin e Hashim Thaçit pothuajse nuk është vrarë asnjë shqiptar, sidomos kundërshtar brenda vetë UÇK-së, domethënë konkurrent të brendshëm apo edhe kundërshtar politik nga LPK dhe LDK”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Faik Imerit, vëllai i Haki Imerit, i vrarë pasluftës në rrethana të pasqaruara, përmes një letre publike “bombë”, e ka paralajmëruar Presidentin, Hashim Thaçi se shumë shpejt do të shihen në Gjykatën Speciale për vrasjen e vëllait të tij. Faik Imeri, ndër të tjera thotë se ka informacione valide se Presidenti Thaçi ka autorizuar persona për blerje dëshmitarësh, për goditje të prokurorëve të Gjykatës Speciale, për vrasje të kundërshtarëve politik nëse ka gjatë procesit që Gjykata Speciale e fillon funksionimin.

“Që prej atij momenti i ka shërbyer shpërbërjes së saj në të gjitha rrafshet duke bërë luftë speciale dhe psikologjike kundër dëshmitarëve, duke përdorë paranë për të shantazhuar e blerë dëshmitarët, pastaj duke sajuar situata e armiq ndaj dëshmitarëve, familjeve të viktimave etj, por që këta një ditë do t’ia çjerrin maskën prej psikopati”, thuhet ndër tjerash në letrën e Faik Imerit.

E lidhur me këto akuza, nuk ka pasur ende asnjë reagim të vetëm nga Hashim Thaçi. 

Kurse, për dyshimet e ngritura nga kjo familje ndaj kreut të shtetit, flet për “Kosova Sot Online” edhe ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish epror i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, njëherit edhe i intervistuar si dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Miftari thotë se të gjitha këto dyshime të ngritura nga Faik Imeri e kanë një bazë të tyre shumë të qëndrueshme, kurse Hashim Thaçi nuk flet pasi që është në panik nga veprimi i Speciales, sidomos pasi tani dëshmitarët po dalin në skenë dita ditës.

Image
Naim Miftari i intervistuar si dëshmitar në Gjykatën Speciale.

“Hashim Thaçi ka qenë shumë i sigurt dhe ka pasur premtim nga disa ndërkombëtar se nuk do ta prek fare Gjykata Speciale, prandaj u soll indiferent dhe i ka detyruar deputetët e Kuvendit të Kosovës ta votojnë këtë gjykatë të pa drejt ndaj Kosovës. Gjërat te Hashim Thaçi kanë ndërruar kur një diplomat ndërkombëtar e ka njoftuar se do të hetohet dhe gjurmohet nga kjo Gjykatë edhe vet Hashim Thaçi, prandaj edhe ishte tentimi që brenda natës nga paniku personal ti detyronte prapë deputetët e Kuvendit ta anulonin vendimin e parlamentit për këtë gjykatë. Interesant është se ky tentim për anulim të Gjykatës ndërkombëtare maskohej nga Hashim Thaçi dhe kukulla e tij private Enver Hoxhaj, kinse është kërkesë Amerikane, dhe tentuan ta fusin në lojë edhe kundërshtarin e kësaj gjykate, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila nuk ra në grackë të Hashim Thaçit”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari shton se sa i përket deklaratës së familjes Imeri, është e kuptueshme se ata kanë të drejtë plotësisht ta dinë dhe ta gjurmojnë, dhe nga kjo gjykatë ndërkombëtare të kërkojnë që të dënohet urdhëruesi dhe vrasësi i familjarit të tyre Haki Imerit, që del se ishte mësues kujdestar i Hashim Thaçit.

“Nga prizma e vështrimit dhe dijes time dhe pozicionit tim si ish eprori lartë i UÇK-së, shërbimit sekret ZKZ, gjatë luftës dhe pas luftës, jam shumë i bindur, shumë i sigurt se pikërisht Hashim Thaçi qëndron prapa urdhrit për ta vrarë ish mësuesin e vetë veprimtarin e çështjes kombëtare dhe kundërshtarin e vetë politik nga LDK-ja, Haki Imerin. Jam shumë i sigurt se pa dijen dhe miratimin e Hashim Thaçit pothuajse nuk është vrarë asnjë shqiptar, sidomos kundërshtar brenda vetë UÇK-së, domethënë konkurrent të brendshëm apo edhe kundërshtar politik nga LPK dhe LDK. Por Hashim Thaçi me vite është kah tenton dhe vepron me klanin e tij që mos me lënë dëshmitar të gjallë, ose pa e korruptuar secilin që mundet si dëshmitar me diskreditu, me implikue në ndonjë vrasje para ndonjë gjykate ndërkombëtare ose vendore”, shton ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Miftarit, Hashim Thaçi ka bërë gjithçka që t’i zhdukë gjurmët e tij të ndikimit në krimet dhe vrasjet politike që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës, dhe këtë po e bënë edhe tani.

“Veprimet e Thaçit për ti eliminuar dëshmitarët ose për ti blerë kanë pasur shumë sukses, sidomos vrasjet e A. Sylejmanit, A.Fetës, N. Kadriut, R. Shaqirit,...tentimi për ta vrarë Gani Gecin dhe disa tentime për ta vrarë dhe blerë edhe mua, autorin e këtyre rreshtave, por dhe dhjetëra vrasje tjera, tregon qartë se janë vrarë njerëzit e aksioneve, janë vrarë dhe sulmuar dëshmitarët e mundshëm, pa i cekur këtu edhe ndeshjet e komunikacionit ku janë vrarë me dhjetëra njerëz, shumica ish pjesëtar të UÇK-së që kanë kryer apo kanë ditur shumë mbi vrasjet e luftës pas luftës dhe i kanë ditur kush i ka sjell urdhrat e vrasjeve në Kosovë që pa dyshim kryesorët janë Thaçi, Veseli, Haliti, Syla, Grabovci dhe karshi SHIK-ut dorë në vrasje ka dhe Bukoshi me sigurimin të tij sekret SIA”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Miftari tregon edhe strategjinë se si është bërë deri më tani blerja e dëshmitarëve nga Hashim Thaçi.

“Blerja e dëshmitarëve është bërë kështu: janë josh me ndonjë vend pune, si Bislim Zyrapi për shembull ose janë përdor lajka dhe mënyra tjera, si rasti i Imer Imerit ku presidenti i shtetit Thaçi aktivizon në disa raste edhe AKI-në, dhe shkon kinse ti lahet me KURAN familjes Imeri kinse nuk ka dorë në vrasjen e Haki Imerit. Njëjtë ka vepruar edhe me familjen Geci rreth komunikatës 59 ku fajin ja ka hedh dikujt tjetër thuajse jemi në shekullin e 15 ose 16, e jo në shekullin e 21 ku kemi shtet, kemi gjykata, prokuror, hetuesi. Pra dua të ceki se kur nuk i kanë bërë punë Thaçit joshjet blerjet apo betimet me KURAN e me BIBEL, ai ka përdor shantazhin, etiketimet, linqimet publike. Mirëpo në rastin tim kurrë si kanë bërë punë bombat dhe plumbat pas shpinës, ka tentuar të na frikëson e të na detyron të bëjmë takime sekrete dhe të bëjmë paqe me presidentin përmes prokurorëve Reshat Millaku dhe Sylë Hoxhës, por nuk i kanë ndez këto tentime. Jo që jam trim apo i pasur por që un kam të drejt dhe e njoh shumë mirë sa i lig shpirtërisht është Presidenti i jonë”, theksoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

“Hashim Thaçi kohëve të fundit po përdor një faqe ilegale internetit, duke i etiketuar gjithë dëshmitarët e mundshëm të Hagës që nuk i ka për kontroll, si tradhtar edhe të njëjtën metodë po e bën përmes Klan Kosovës përmes Baton Haxhiut, ish kordinatorit të Ivica Stanishiçit krye shefit të UDB Serbe”, përfundon ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)