Shokuese: Ja çfarë kishte shkruar ish agjenti i SHIK-ut për vrasjen e dëshmitarit të Speciales në Prishtinë

  • 14 January 2020 - 17:28
Shokuese: Ja çfarë kishte shkruar ish agjenti i SHIK-ut për vrasjen e dëshmitarit të Speciales në Prishtinë

Gati një muaj ka kaluar prej kur është gjetur i vdekur afër Liqenit të Badovcit, inspektori i pyllit, Nazmi Rrustemi. Mediat sot kanë raportuar se tashmë i ndjeri ishte dëshmitar i Gjykatës Speciale, gjë të cilën e ka konfirmuar gruaja e tij, Elmaze Rrustemi.

“Ka thanë më kanë thirrë në EULEX edhe u shku, kur erdhë i thashë çka u bo tha sen mirë është puna edhe kurgjo. Mbas mrami qytu në EULEX u kanë. Kerrin ja kanë djegë para 3 vjete në oborr tashti e morrën krejt”, thotë gruaja e tij.

Por bashkëshortja e të ndjerit kërkon nga organet e rendit që sa më shpejt ta zbardhin këtë rast.

“Shumë po shkon ngadalë, informata s’kena marrë sen deri tash, po qef kina pas me u kry kjo punë me dit qysh e tek po thojnë kadalë nihere. Neve nuk na ka tregu sen, unë nuk di burri jem që ka pas problem sen e shteti duhet me ditë se ata merren me këto sene. Po kërkojmë që me u zbardhë qysh tek se na s’po dimë kurgjo as nuk ka thanë që jam rrokë me dikë, as hiç s’ka fol”, ka deklaruar tutje gruaja e të ndjerit.

E për vrasjen e Rrustemit dhe mundësinë që ai të jetë dëshmitar i Speciales kishte shkruar edhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, njëherit edhe i intervistuar si dëshmitar në Speciale, shkruan “Kosova Sot Online”. 

Ja çfarë kishte shkruar Naim Miftari më 20 dhjetor 2019:

Vrasja e zyrtarit komunal të pylltaris N_RR në Prishtin kisha lutur hetuesit e policis se duhet mej ndjek dy_ tri pista...!

Image
Postimi i Naim Miftari më 20 dhjetor 2019

E_ para aj ësht sjell aty i vrar nga ndonjë vend tjeter nuk ësht vrar aty ku ësht gjet kufoma vrasja mundet të ket lidhje direkte me qashtje morali dhe amoraliteti.!

E_ dyta viktima i vrari mundet me qen shum leht se ishte i pytur dhe deshmitar i gjykates nderkombtare në Hag pasi për të tani të ndjerin kishte informacjone jo te mira para dhe gjat luftes 1998/99 nga bashkpunimi me pushtetin serb deri te sjellja amorale,mashtrime ....prandaj ishte arrestuar nga UÇK _ZOLL dhe ishte mbajtur i arrestuar ishte trajtuar në Rimanisht një koh jo të shkurt.!

E _treta ma pak e besuar ësht fjala për ndonjë hakmarrje familjare pasi djali i te ndjerit ësht i arrestuar për grabitje dhe kan bela...!

Sipas mendimit tim profesjonal pista e para ësht mas e mundshmja,telefoni (numri i të ndjerit)i të ndjerit mundet me qen qelsi i zgjedhjes së vrasjes ..!

(Kosova Sot Online)