OSBE: Më 1999 në Reçak u masakruan 45 shqiptarë të pafajshëm

  • 15 January 2020 - 13:09
OSBE: Më 1999 në Reçak u masakruan 45 shqiptarë të pafajshëm

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se më 15 janar 1999, u masakruan 45 shqiptarë të pafajshëm

OSBE ka theksuar se sot bashkohen për të nderuar kujtimin e jetëve të pafajshme që u morën në Reçak dhe në të Kosovën gjatë kësaj periudhe.

“Më 15 janar 1999, 45 shqiptarë të Kosovës u masakruan në Reçak. Ne bashkohemi për të nderuar kujtimin e jetëve të pafajshme që u morën në Reçak dhe në tërë Kosovën gjatë kësaj periudhe. Ne shprehim thellësisht ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe një të ardhme paqësore për të gjithë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

(Kosova Sot Online)