Vjen kërkesa: Qytetarët të ngritën në këmbë, ta rrëzojnë Shpend Ahmetin që po shet leje ndërtimore!

  • 16 January 2020 - 07:43
Vjen kërkesa: Qytetarët të ngritën në këmbë, ta rrëzojnë Shpend Ahmetin që po shet leje ndërtimore!

“A e dini dhe a po e kuptoni tani se krye hajni Shpend Ahmeti me cilët krye kriminel të nëntokës është i lidhur? A po e kuptoni se për interesa të Serbisë fashiste krye banditi Shpend Ahmeti për para është lidhur me krye kriminelët që e shkatërrojnë Kosovën? A jeni të bindur se banda serbe, me gjak serbi DEVOLLI, nuk kanë të ndalur për të shkatërruar Kosovën dhe ato grupet kriminale që janë të lidhur si hallkat zinxhirore për shkatërrimin e Kosovës. U bëjë thirrje publike që askush nga qytetaret e Kosovës të mos heshtë, të gjithë të ngritën në kryengritje për të mbrojtur Kosovën nga bandat kriminale. Nuk ka zgjidhje tjetër!”, thotë analisti, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj duke parë fillimin e protestës së qytetarëve të rrethit të Prishtinës,dhe kundërshtimet që po i bëhen degradimit kriminal me leje ndërtimore nga Shpend Ahmeti, tash duke rrezikuar seriozisht Liqenin e Badovcit dhe ujin për pije me të cilin furnizohet një pjesë e konsiderueshme e qytetit me rrethinë, kërkon që në mungesë të funksionimit të drejtësisë, të ngriten qytetarët në këmbë dhe ta rrëzojnë ‘diktaturën’ kriminale të Shpend Ahmetit.

Image
Reshat Badallaj

“Edhe pse i vetëdijshëm se ajo kopeja e staneve që quhet sistem i kalbur gjyqësor mund të më thonë se duhet të përgjigjem për kërcënim, e them publikisht se kjo krye bandë kriminelësh, kjo krye bandë mafioze të nëntokës kriminale që po bënë kërdi dhe masakër në pasurinë e Kosovës duhet ndaluar me forcë dhe me të gjitha mjetet e dhunës. Vetëm dhuna e egër e shpëton Kosovën nga kriminelët dhe kryebanditët e sojit dhe lugatit Shpend Ahmeti dhe të gjithë langonjve që janë rrotull tij, qofshin edhe ata kriminelët e majave të shtetit që tani po dihen botërisht. Këta kriminelë duhet ndaluar sepse kjo bandë kriminale shkatërruan malet, fushat, pasuritë tokësore dhe nëntokësore dhe nuk kanë të ndalur vetëm e vetëm për t`u pasuruar dhe për të siguruar pasuri marramendëse”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, akoma ka të tillë që mendojnë se në Kosovë ka sistem të gjyqësisë, por në të vërtetë ai nuk ekziston, pasi nuk po shihet që po vepron në rastet e krimit të përmasave të tilla.

Sipas Badallajt, sjellja kriminale e Shpend Ahmetit ndaj pasurive natyrore të Prishtinës, dhe jo vetëm, ka vetëm një arsye, lidhje kriminale me ata që nuk ja duan të mirën qytetarit dhe shtetit të Kosovës.

“A e dini dhe a po e kuptoni tani se krye hajni Shpend Ahmeti me cilët krye kriminelë të nëntokës është i lidhur? A po e kuptoni se për interesa të Serbisë fashiste krye banditi Shpend Ahmeti për para është lidhur me krye kriminelët që e shkatërrojnë Kosovën? A jeni të bindur se banda serbe, me gjak serbi DEVOLLI, nuk kanë të ndalur për të shkatërruar Kosovën dhe ato grupet kriminale që janë të lidhur si hallkat zinxhirore për shkatërrimin e Kosovës. U bëjë thirrje publike që askush nga qytetaret e Kosovës të mos heshtë, të gjithë të ngritën në kryengritje për të mbrojtur Kosovën nga bandat kriminale. Nuk ka zgjidhje tjetër! Këta nuk kanë të ndalur, këto banda kriminale nuk dihet deri kur duhet duruar, këto banda të krimeve të kanaleve nëntokësore që e shkatërrojnë Kosovën për tu bërë super milionerë dhe duke bashkëpunuar me Serbinë fashiste”, deklaron analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)