Dy makina përplasen kokë më kokë, një i vdekur në aksident

  • 16 January 2020 - 13:13
Dy makina përplasen kokë më kokë, një i vdekur në aksident

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Sipas burimeve, bëhet me dije se, aksidenti i shënuar pak më parë në aksin Lezhë-Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i vdekur një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zbulon shkaqet e këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)