Zjarr në një banesë, humb jetën 2- vjeçari

  • 17 January 2020 - 16:36
Zjarr në një banesë, humb jetën 2- vjeçari

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Raportohet se një fëmijë është asfiksuar nga tymi brenda banesës.

I mituri mësohet s e i përket moshës 2 vjeçare.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mbijetoi.

Policia bën me dije se, sot rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje  grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)