Substanca narkotike në veturë e në shtëpi, arrestohet prishtinasi

  • 19 janar 2020 - 11:16
Substanca narkotike në veturë e në shtëpi, arrestohet prishtinasi

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur substancë narkotike.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ismajl Dumoshi” në Prishtinë. Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas kontrollit në veturën e të dyshuarit, është bastisur edhe shtëpia e tij. 

“Gjatë kontrollit në trup dhe veturë i janë gjetur katërmbëdhjetë (14) qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 33.4 gram. Është bërë bastisja e shtëpisë së tij dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1827 gram (1kg e 827 gr), një peshore digjitale, para të gatshme në bankënota të ndryshme në vlerë prej dymijë e njëqind e pesëdhjetë (2150) € dhe një telefon celular”, theksohet në raportin e policisë.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën  e mbajtjes për 48 orë.

(Kosova Sot Online)