Shpërthen eksperti i së drejtës: Prokurorët e korruptuar, nuk luftohet korrupsioni

  • 19 January 2020 - 19:55
Shpërthen eksperti i së drejtës: Prokurorët e korruptuar, nuk luftohet korrupsioni

“Shtet i mjerueshëm, kryeprokurori politik joprofesional dhe politik. Nuk ka luftim te korrupsionit me prokurorë të korruptuar dhe politik. Lek Lumezi është politik, i shantazhuar, jo profesional dhe jo patriotik”, thotë eksperti i së drejtës”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Image
Hasan Preteni

Eksperti i së drejtës Hasan Preteni, ish drejtues i Agjencionit Kundër Korrupsionit në dy mandate thotë se është dështim i madh i drejtësisë kosovare që tash e 12 vjet në pavarësi, po vazhdon të jetë në thumb të kritikës së ndërkombëtareve për ngecje në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. 

Pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare që ka pasur Kosova në këtë segment të shtetit, falë  mungesës së vullnetit politik të qeverisjes së deritanishme, për ta lënë drejtësinë e pa varur, profesionale e të pa ndikuar nga politika, në Kosovë akoma nuk po instalohet një drejtësi funksionale e profesionale, efektive. 

Kjo ngecje është spikatur edhe konferencën vjetore të prokurorëve të Kosovës, në të cilën të gjithë përfaqësuesit e vendeve të QUNTIT-it e porositën Kosovën për të vazhduar luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Në këtë konferencë, përfaqësuesi i SHBA-ve, zëvendës shefi i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe ka deklaruar se mbështetja amerikane nuk do të mungojë në këtë betejë, por për të pasur sukses kërkohet edhe vullnet edhe nga ana e institucioneve të shtetit të Kosovës. 

“Në të kaluarën kam dëgjuar duke bërë thirrje për të marrë me seriozitet luftën e korrupsionit. Nga koha e 2017 vetëm disa raste janë ngritur me sukses ndërsa në 2019 nuk është ngritur asnjë rast. SHBA-ja është e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit dhe ta ndihmojmë të luftojë korrupsionin e krimin e organizuar por ne mund të ju ndihmojmë nëse dëshira është më e madhe se e jona”, ka thënë z.Giacobbe.

Mirëpo për Pretenin, ky angazhim ndërkombëtar po mbetet në vesh të shurdhër.

“Sepse drejtësia kosovare akoma mbetet thellësisht e kapur dhe ndikuar nga politika, kështu që të gjitha angazhimet e deritanishme janë vetëm të karakterit formal, por jo edhe funksional, sa i takon zbatimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, instalimit të shtetit efikas të së drejtës”, thotë Preteni. 

Sipas tij, drejtësia kosovare është e kapur nga kupola e saj nga kryeprokurori e tutje, prandaj edhe është kaq jo funksionale. 

“Shtet i mjerueshëm, kryeprokurori politik joprofesional dhe politik. Nuk ka luftim te korrupsionit me prokurorë të korruptuar dhe politik. Prokurori është politik, i shantazhuar, jo profesional dhe jo patriotik. Është katastrofë i sistemit shtetëror politik dhe profesional. Nuk e ka provimin profesional, nuk është profesional i lëmisë. Është politik, është i shantazhuar aspak profesional dhe politik”, deklaron Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)