Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, plagosen çifti i bashkëshortëve, në gjendje kritike për jetën

  • 19 janar 2020 - 22:35
Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, plagosen çifti i bashkëshortëve, në gjendje kritike për jetën

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën ‘Njazi Meka’, brenda një banese, ku të plagosur kanë mbetur një çift bashkëshortësh, me inicialet P. L dhe A.L..

Personat e plagosur janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën

Për momentin nuk dihen ende të tjera detaje, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)