Kush janë personat më të kërkuar nga Policia e Kosovës

  • 20 janar 2020 - 20:17
Kush janë personat më të kërkuar nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës tash e sa kohë është në kërkim të gjashtë personave, në mesin e tyre tre serbë dhe tre kosovarë.

KUSH JANË PËRSONAT MË TË KËRKUAR NGA POLICIA?
 

Ani pse dyshohet për dhunim seksual të të miturave, ai ende lëviz i lirë.

Në pamundësi për ta kapur, Policia e Kosovës përmes një njoftimi po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij.

34 vjeçari, Destan Qorri akuzohet për tri vepra penale “dhunim, sulm seksual dhe kanosje”, ku viktimat janë femra nën moshën 18 vjecare.

Ndërkohë, për vrasje të rënda, grabitje dhe shumë vepra të tjera kriminale, Policia e Kosovës tash e sa kohë është në kërkim të gjashtë personave,  tre serbë dhe tre kosovarë.

Gjashtë personat më të rrezikshëm në Kosovë për vepra kriminale, Policia e Kosovës i ka publikuar në faqen e saj zyrtare.

Një ndër ta është 29 vjeçari, Dusan Jovanovic, i cili kërkohet nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi.

Për vrasjen e policit që ra në krye të detyrës, po kërkohet edhe Ratomir Bozovic, 58 vjeçari i njohur me nofkën “Dude”.

Ndersa serbi Branislav Rakic, gjithashtu gjendet në listën e personave më të rrezikshëm, por se Policia nuk ka bere te ditur se çfarë vepre penale ka kryer ai.

As për vrasjen që ndodhi në vitin 2006 në Fushë Kosovë, ende nuk ka drejtësi.

Bekim Osmani ishte vrarë nga Korab Zogjani i cili po qëndron në arrati tash e 14 vjet.

Ai tashmë është 32 vjecar dhe ende po kërkohet nga Policia pa ndonjë informatë se ku ndodhet.


E  Ridvan Ademi, i cili ishte pjesë e grupit që dyshohen për grabitje të bankave, veturave, karburanteve e marketeve ende figuron në atë listë.

Ndonëse zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, vitin e kaluar kishte konfirmuar arrestimin e tij në Belgjikë.

Kurse Astrit Mehmeti, i cili muaj më pare plagosi katër persona në një diskotekë të Prishtinës, nuk figuron në listen e të kërkuarve të Policisë.

Ani pse, arrestimi I tij ishte thënë se është çështjë orësh 

(Kosova Sot Online)