Vuante nga leukemia, vdes britanikja që e kishte shkruar në fytyrë “fu** cancer”

  • 22 January 2020 - 11:54
Vuante nga leukemia, vdes britanikja që e kishte shkruar në fytyrë “fu** cancer”

Një grua, që vuante nga leukemi dhe që e kishte shkruar në fytyrë “fu** cancer”, ka vdekur në moshën 28-vjeçare.

Kathryn Cartwright ishte bërë një figurë frymëzuese pasi ishte diagnostikuar me leukemi apo kancer të gjakut para trembëdhjetë vjetëve, kur ishte 16-vjeçare.

Mjekët i kishin thënë se gjasat që të vdesë nga sëmundja janë 80 për qind, por ajo ia kishte dalë vit pas viti.

Ajo vdiq pas infeksionit në mëlçi pasi nuk ndihej mirë në javët e fundit. 

Kanceri ia kishte shkatërruar sistemin imunitar dhe e kishte bërë atë më të ndjeshme ndaj infeksioneve, duke e detyruar ta transplantonte mëlçinë në vitin 2008.

Leukemia është kancer i qelizave të bardha të gjakut, të cilat e mbrojnë organizmin nga infeksionet.

Shtatë vjet pas lajmit për këtë sëmundje, Kathryn e kishte publikuar një “selfie”, ku në fytyrë i shihej mbishkrimi “fu** cancer”, shkruan “Daily Mail”.

Image

(Kosova Sot Online)