Motoçiklisti shqiptar gjen vdekjen në vend pas përplasjes frontale me një makinë

  • 23 January 2020 - 19:42
Motoçiklisti shqiptar gjen vdekjen në vend pas përplasjes frontale me një makinë

Një burrë me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi.

Ngjarja ndodhi në zonën e Sindos në Selanikun perëndimor, kur 40 vjeçari që udhëtonte me një motor, u përplas për vdekje nga një makinë.

Aksidenti automobilistik ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:30 në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela.

Një drejtues 21-vjeçar i një makine u përplas me automjetin motorik të 40-vjeçarit. Policia rrugore po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit fatal.

(Kosova Sot Online)