Tërmeti 6.8 ballë, Kosova dërgon ekipin e parë të ndihmës në Turqi

  • 24 January 2020 - 22:12
Tërmeti 6.8 ballë, Kosova dërgon ekipin e parë të ndihmës në Turqi

Turqia është shkundur mbrëmjen e sotme nga lëkundjet e tërmetit 6,8 ballë, i cili ka shkaktuar deri tani 12 viktima dhe 226 të plagosur.

Qytetarët janë përfshirë nga paniku, ndërsa priten të dhëna të tjera pasi frika për dëmet është shumë e madhe.

Në ndihmë të ekipeve të ndihmës në Turqi, edhe Kosova ka nisur ekipin e saj, i cili do t’i gjendet pranë popullit turk në momente kaq të vështira.

Deri tani, 100 banesa janë raportuar të shkatërruara plotësisht, ndërsa shumë ndërtesa të tjera kanë rrezikshmëri të madhe për qytetarët.


(Kosova Sot Online)