“Buxheti”, eksperti i ekonomisë paralajmëron kolaps në Kosovë

  • 26 January 2020 - 15:24
“Buxheti”, eksperti i ekonomisë paralajmëron kolaps në Kosovë

“Buxhetin e Kosovës askush nuk mund ta miratoj përveç deputetëve në kuvend, por në këtë rast duke e parë situatën që s’kemi akoma as Kuvend plotësisht funksional e as Qeveri të koalicionit të ri pas zgjedhor, kjo i bie që Presidenti në detyrë Hashim Thaçi, si institucioni I vetëm që ka mbetur në cilësinë e garantuesit të funksionimit të shtetit, duhet ta propozon për miratim në Kuvend të projekt buxhetit për vitin 2020, dhe kështu të tejkalohet situate e bankrotit, të shpëtohet Kosovën nga kriza e thellë ekonomike dhe financiare”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Vonesa për krijimin e qeverisë së re të vendit, sipas njohësve të fushës së ekonomisë po rrezikon që ta fus Kosovën në kolaps të madh edhe për mungesë të buxhetit për vitin 2020.

Njohësi i kësaj fushe, Dardan Grapci kërkon që nëse nuk arrihet të bëhet koalicioni qeverisës, atëherë duhet të ndërhyrë presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke i kërkuar Kuvendit miratimin e buxhetit të përkohshëm, të përgatitur nga qeveria në detyrë e Ramush Haradinajt, në mënyrë që të shpëtohet vendi nga një kolaps i rrezikshëm.

Image
Dardan Grapci

“Kosova pa Qeveri është sikur njeriu pa shtëpi, prandaj kur njeriu s’ka shtëpi kërkon ndihmë nga çdokush apo i beson çdokujt. Buxhetin e Kosovës askush nuk mund ta miratoj përveç deputetëve në kuvend, por në këtë rast duke e parë situatën që s’kemi akoma as Kuvend plotësisht funksional e as Qeveri të koalicionit të ri pas zgjedhor, kjo i bie që Presidenti Hashim Thaçi, si institucioni i vetëm që ka mbetur në cilësinë e garantuesit të funksionimit të shtetit, duhet ta propozojë për miratim në Kuvend të projekt buxhetit për vitin 2020, dhe kështu të tejkalohet situate e bankrotit, të shpëtohet Kosovën nga kriza e thellë ekonomike dhe financiare”, thotë Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, zvarritja e marrëveshjes për koalicionin qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së, duket të jetë e ndikuar shumë edhe nga shërbimet e huaja sekrete që e duan shkatërrimin e Kosovës. 

“Kjo zvarritje që po bëhet për krijimin e qeverisë së re më bënë të dyshoj se është thjeshtë një lojë e inskenuar nga Albin Kurti dhe Isa Mustafa, por që pa vetëdijen e tyre, përmes njerëzve dhe kanaleve të ndryshme të nëntokës, po imponohet me urdhëratë e UDB-së dhe FSB-së (ISH-KGB-ja RUSE), ku e që kanë për qëllim ta dëmtojnë seriozisht Republikën e Kosovës duke e lënë pa institucione një kohë të gjatë, duke provokuar kështu mosmarrëveshje të thella që e qojnë vendin edhe njëherë në zgjedhje të reja. Kjo prapaskenë mundë të luhet kështu derisa Serbia nuk arrin që ta përfiton atë që po e kërkon që nga viti 2018, heqjen e taksës”, shton Grapci për “Kosova Sot Online”.

“Ne jemi dëshmitar të zhvillimeve të fundit, kur në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe mungesë të kuvendit plotësisht funksional, me të shpejtë u detyrua të ndërhyn Amerika për ta vënë në zbatim edhe marrëveshjen e diskutuar në Bruksel për linjën ajrore Prishtine-Beograd, kështu që do ishte mirë që Presidenti Hashim Thaçi të jetë plotësisht në krye të detyrës, sipas Kushtetutës, të sillet akoma më ashpër ndaj të dy partive politike që e kanë shumicën e fituar në zgjedhje, LVV-së dhe LDK-së duke i detyruar ta krijojnë Qeverinë e re me cilën do formulë të koalicionit qoftë ajo, ndryshe kam frikë se nëse ndërhyn Amerika edhe në procesin e krijimit të e Qeveris, taksa ndaj Serbisë do hiqet plotësisht dhe në marrëveshje të imponuar edhe për qeverinë e re të Kosovës”, përfundon eksperti I fushës së ekonomisë, Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)