Kurti e Konjufca ishin në Pejë për ngushëllime te një aktiviste e partisë

  • 26 January 2020 - 16:58
Kurti e Konjufca ishin në Pejë për ngushëllime te një aktiviste e partisë

Pasditen e sotme, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, janë parë në Pejë.

Anëtarë të partisë së Kurtit kanë shpërndarë fotografi nga një kafene në Pejë, ku shiheshin me Kurtin dhe Konjufcën.

Ndërkaq lidhur me arsyen e shkuarjes në Pejë të Kurtit dhe Konjufcës, ka reaguar Berat Graniqi, aktivist i partisë i cili ka treguar se atje kishin shkuar për ngushëllime.

“Asnjë takim i organizuar i Albinit dhe Glaukut me strukturat e Lëvizjes në Pejë nuk ka ndodhur, thjeshtë sot ishte një vizitë e tyre tek një aktiviste e jona për ngushëllime, me rastin e vdekjes së një familjari të saj”, ka shkruar Graniqi në Facebook.


(Kosova Sot Online)