Fshatarët kinezë e bëjnë “zbulimin” e madh, me tulla mbrohen nga virusi

  • 28 January 2020 - 14:59
Fshatarët kinezë e bëjnë “zbulimin” e madh, me tulla mbrohen nga virusi

Banorët e shumë fshatrave në pjesë të ndryshme të Kinës po bëjnë përpjekje dëshpëruese për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës. Sidoqoftë, duket se ata nuk janë shumë të informuar për mënyrën e përhapjes së koronavirusit.

Përpos fshatrave, mure me tulla betoni po ndërtohen edhe në qyteza. Karakteristikë e këtyre mureve është se ato nuk janë të palëvizshme dhe tullat thjesht janë të vendosura njëra mbi tjetrën, pa material ngjitës apo izolues.

Disa banorë raportohet se kanë ndërtuar pika të kontrollit për t’ua matur temperaturën e trupit vizitorëve të huaj, shkruan “Daily Mail”. 

Banorët e së paku gjashtë fshatrave në provincën Hubei – ku janë shënuar më së shumti raste të koronavirusit – e kanë marrë situatën në duart e tyre, duke u përpjekur ta luftojnë virusin përmes tullave të betonit.

Ndryshe, 106 persona kanë vdekur dhe më shumë se 4500 të tjerë janë infektuar deri më tash me virusin e rrezikshëm. Autoritetet kineze kanë marrë masa të rrepta për kufizimin e lëvizjes së njerëzve në përpjekje për ta luftuar përhapjen e mëtejme të virusit.

(Kosova Sot Online)