Haki Abazi i reagon Bedri Hamzës: Lexove komunikatë që s’i beson as vetë

  • 28 janar 2020 - 19:11
Haki Abazi i reagon Bedri Hamzës: Lexove komunikatë që s’i beson as vetë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas komunikatës së Partisë Demokratike të Kosovë, të cilën e lexoi deputeti Bedri Hamza, e sipas së cilës, VV duhet të deklarohet për lidhjet me organizatën “Syri i Popullit”.

Abazi thotë se PDK është parti e SHIK’ut (Shërbimit Informativ të Kosovës) dhe e Prontos, që, sipas tij, akuzohen për vrasje politike në Kosovë e kanë filluar me nervozizëm opozitarizmin.

Deputeti i VV’së thotë se i vjen keq që Hamza ka rënë në nivelin që të lexoj komunikata, të cilave as vetë nuk iu beson.

“Partia e SHIK-ut dhe PRONTO Mafia e Kadri Veselit të akuzuar për vrasjet politike në Kosovë dhe me dëshmi nga Bllaca dhe të tjerët ish anëtarë të SHIK kanë filluar jetën opozitare me nervozizëm dhe shkrepje kot. Me vjen keq për nivelin e ulët ku bie Bedri Hamza duke lexuar komunikata të cilave as vetë nuk ju beson”, thuhet në shkrimin e Abazit.

Ndërkaq ai ka sulmuar përsonalisht Hamzen, duke thënë që ai do të duhej të përgjigjes se ku i ka lënë fondet e Bankës Qendrore të Kosovës, sa ishte në krye të këtij institucioni.  

“Ndoshta do të ishte me e shëndetshme sikur Bedri Hamza të përgjigjej se në dorë të kujt i kanë lënë fondet e BQK, Trustit Pensional dhe Fondin e Privatizimit”, ka shkruar Abazi.

Ndryshe PDK sot përmes një komunikata ka kërkuar shkarkimin e Glauk Konjufcës nga kreu i Kuvendit, pasi sipas tyre, ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”.


(Kosova Sot Online)