Ndizet alarmi i kuq për Kosovën, ky është paralajmërimi i frikshëm

  • 29 January 2020 - 07:54
Ndizet alarmi i kuq për Kosovën, ky është paralajmërimi i frikshëm

“Banorët po ikin, lumenjtë po shkatërrohen, liqenet po bien pre e ndërtuesve nga parat e pista, ndotja e ajrit është në masa enorme dhe askush nuk brengoset, infrastruktura rrugore dhe siguria janë duke rënë e shkatërruar çdo ditë, asnjë magjistrale që 20 vite nuk është përfunduar, atëherë vendi po bëhet një djerrinë për fajin e një grupi të vogël njerëzisht. Nëse nuk bëhet një intervenim i fuqishëm për stabilizimin e gjendjes këtë vit dhe vitin e ardhshëm, viti 2022 nuk do ta presë Kosovën as si shtet por vetëm një territor i ndarë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë dhe Grenell për këtë e ka tërhequr vërejtjen”, thotë Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gurakuç Kuçi, duke analizuar raportet e fundit dhe statistikat që flasin për trendin në rritje të braktisjes së shtetit të Kosovës nga qytetarët, sidomos nga ata të moshës re dhe të mesme, fajëson politikën kosovare e cila për këto dy dekada në liri, pothuajse nuk ka bërë asgjë për ndërtimin e vendit dhe krijimin e perspektivës për qytetarët e vetë, që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në shtetin e tyre, dhe jo të mësyjnë rrugët e botës nga të cilat pastaj nuk ka kthim mbrapa.

Image
Gurakuç Kuçi

“Dukuria e ikjes Kosovën tanimë po e shkërmoq nga popullsia më vitale e saj që sa vite me radhë dhe klasa politike nuk brengoset fare. Të dhënë pas kapjes së shtetit të cilin e kanë bërë shtet qira (rentier) ku nëpërmjet ekonomisë-mafies-shtetit kanë kapur çdo gjë kanë krijuar dy klasa njerëzish, popullin të cilët mezi mbijetojnë dhe nuk kanë alternativë veçse të ikin dhe klasën e të punësuarve në shtet apo marrin benifite në forma të ndryshme nga shteti të cilët ua sigurojnë votat”, thotë analisti politik, Gurakuç Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ndryshimin e gjendjes nuk dëshirojnë ta lejojnë në asnjë moment klasa politike, sepse nuk duan të humbin kapjen e shtetit.

“Por kjo po prodhon ikjen e popullsisë totalisht dhe jo vetëm të rinisë, tani jo vetëm të rinjtë por familjet komplet po ikin nga Kosova dhe këtë mund ta vërejmë pa ndonjë matje shkencore por vetëm me numërimin e njerëzve nëpër qytete e fshatra. Punëdhënësit privat të mëdhenj të lidhur me politikën, apo vetë politikanë dhe ata pak më të vegjël, kanë krijuar oligopole ekonomike dhe punonjësve të tyre po ua shkelin çdo të drejtë, dhe shteti nuk reagon sepse është i dhënë me qira pikërisht të këta oligarkë. Ndërsa në anën tjetër bizneset e vogla janë duke u mbyllur me numra galopant dhe të njëjtit duke ikur nga Kosova. Pra gjithçka është në krizën më të lartë dhe askush nuk bën zë për këtë çështje por vetëm janë kap si mos të lejojnë tranzicionin politik të gjeneratave. Vendi tani po bëhet si rajonet e Meksikës të cilët menaxhohen nga mafia”, shton analisti Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Me këtë dinamikë të zbrazjes masive, por të heshtur të shtetit nga qytetarët e moshës më të re, nëse nuk ndërhyn shteti, sipas Kuqit shumë shpejtë do të ndodhë zbrazja e madhe, e që popullata e mbetur do të mundë të numërohet në gishta.

“Banorët po ikin, lumenjtë po shkatërrohen, liqenet po bien pre e ndërtuesve nga parat e pista, ndotja e ajrit është në masa enorme dhe askush nuk brengoset, infrastruktura rrugore dhe siguria janë duke rënë e shkatërruar çdo ditë, asnjë magjistrale që 20 vite nuk është përfunduar, atëherë vendi po bëhet një djerrinë për fajin e një grupi të vogël njerëzisht. Nëse nuk bëhet një intervenim i fuqishëm për stabilizimin e gjendjes këtë vit dhe vitin e ardhshëm, viti 2022 nuk do ta presë Kosovën as si shtet por vetëm një territor i ndarë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë dhe Grenell për këtë e ka tërhequr vërejtjen”, thotë analisti politik Gurakuç Kuçi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)