Një pajisje mund ti shpëtonte jetën, identifikohet trupi i Kobe Bryant

  • 29 January 2020 - 11:40
Një pajisje mund ti shpëtonte jetën, identifikohet trupi i Kobe Bryant

Policia e Los Angelosit arriti të gjejë trupat e të 9 viktimave të aksidentit të rëndë të së dielës ku humbi jetën legjenda e NBA, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna, por vetëm katër prej tyre janë identifikuar.

Mes tyre, falë analizave dixhitale, është identifikuar trupi i ish basketbollistit Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna Marria. Hetimet e fundit, të bëra publike gjatë një konferencë, kanë nxjerr në pah se helikopteri më të cilin fluturonte Bryant nuk kishte pajisjet e duhura për të njoftuar pilotin se përpara kishte një pengesë, një kodër në këtë rast. Sipas ligjeve në SHBA, këto pajisje nuk janë të detyruara të jenë të përfshira në trupin e helikopterit.

Komunikimi i fundit me kullën është bërë në lartësinë 700 metra përpara se të përplasej me kodrën. Të martën për herë të parë pas aksidentit ekipi i Los Angeles Lakers i është rikthyer stërvitjes në vigjilje të sfidës kundër Portland. Sipas ESPN, skuadra dhe stafi teknik kanë ndarë ndërmjet tyre emocione dhe kujtime.

Kobe u nderua edhe në “San Siro” nga klubi i Milan përpara ndeshjes së Kupës kundër Fiorentines.

(Kosova Sot Online)