Haradinaj: Policëve të rënë në detyrë iu kemi shtuar edhe 300 euro pagë mujore

  • 29 January 2020 - 15:44
Haradinaj: Policëve të rënë në detyrë iu kemi shtuar edhe 300 euro pagë mujore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë në dorëheqje ka deklaruar se kujdesi për policinë e Kosovës është rritur, teksa tha se është shtuar edhe përkrahja buxhetore.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për policin që vdiq mbrëmë gjatë aksionit në Prizren.

 “Shprehi ngushëllime edhe familjes së policit të vrarë, edhe policëve të lënduar shërim të shpejtë. Është rritë përkrahja buxhetore për policinë, qysh e dini edhe në Ligin e ri të pagave, fatkeqësisht ende nuk ka filluar implementimi po është paraparë një respekt në paga. Janë dy ligje që presin qeverinë, qeveria nuk mundet me qu ligje në parlament, për pensionim të parakohshëm dhe sigurim shëndetësore, janë ligje vërtetë të nevojshëm”, ka deklaruar ai.

“Në të njëjtën kohë policët e ramë në detyrë marrin 70% të pagës, po ne ju kemi shtuar edhe 300 euro ta kishte ai përqindëshi ta kenë një pagë të plotë.

Kujdesi për policinë është rritë, këtë e ka konfirmuar sot drejtori, dhe asnjëherë në histori të institucionit së PK-së, nuk ka pasur një përkrahje që e ka kry mandatin, ka qenë një kujdes i madh i rritur, asnjëherë s’është mjaft.

Asnjëherë nuk do të jemi të garantuar që një pjesëtar i policisë ose ushtrisë nuk kanë mungesë në rreziqe, për këtë arsye parashihet edhe shkalla e shkalla e rrezikshmërisë, që po ashtu ne e kemi aprovuar”, thotë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)