Pas vrasjes së bosit shqiptar në Londër, gruaja e shkatërruar merr vendimin e papritur

  • 30 January 2020 - 16:57
Pas vrasjes së bosit shqiptar në Londër, gruaja e shkatërruar merr vendimin e papritur

Flamur “Alex” Beqiri u vra në vigjilje të Krishtlindjes në pragun e shtëpisë, në sy të bashkëshortes së tij dhe djalit të mitur.

Por, kur ka kaluar më shumë se një muaj nga ekzekutimi, bashkëshortja e tij nuk është parë në publik. Madje ajo ka fshirë të gjitha fotot nga llogaria e saj në ‘Instagram’.

Më parë, në ‘Instagramin’ e saj, Debora Beqiri tregonte detaje nga jeta e saj, ku dukej qartë luksi dhe dashuria e madhe e saj për familjen.

Natën e Krishtlindjes u vra tragjikisht në Londër shqiptari Flamur ‘Alex’ Beqiri. Kosovari, i lindur në Ferizaj, por që jetonte prej disa kohësh në kryeqytetin britanik, punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Sipas mediave britanike, ekzekutimi i 36-vjeçarit është i lidhur me disa vrasje në Suedi, ku Beqiri figuronte ne 2008-tën si njëri prej njerëzve më të kërkuar në vend.

(Kosova Sot Online)