Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet kryesore të ditës.
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.ë (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 09:00).
Dorëzohet kallëzimi penal ndaj sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ndërtimet në hapësirën e liqenit të Badovcit. (Prokuroria Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë, ora 10:00).
Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës (SHGSK) organizon turneun në futsall “Burim Hatipi”. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00).
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, Arbër Bytyqi mban konferencë. (Objekti i Komunës së vjetër, ora 11:00).
Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj merr pjesë në hapjen e pikës kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut. (Pika kufitare Stanqiq-Bellanoc, ora 11:00).
Bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore për dëshmorët Xhevat Hoxha dhe Fatmir Kërleshi. (“Parku i Lirisë” në Gjakovë, ora 11:00).
OJQ SDK në bashkëpunim me banorët e Orllanit organizon aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut. (Kulla e Zahir Pajazitit në Orllan, nga ora 11:00).
Shënohet 30-vjetori i rënies së dëshmorit Bekim Sejdiu. (Tetari “Adriana” në Ferizaj, ora 11:00).
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:30).
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe te vendi i rënies së tre heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Pestovë, Vushtrri, ora 12:00).
(Kosova Sot Online)