Koronavirusi, qytetarët amerikanë paralajmërohen të mos udhëtojnë në Kinë

  • 31 January 2020 - 08:54
Koronavirusi, qytetarët amerikanë paralajmërohen të mos udhëtojnë në Kinë

Autoritetet amerikane i kanë paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë në Kinë për shkak të koronavirusit.

Në këtë paralajmërim të Departamentit të Shtetit, Kina për shkak të virusit në fjalë futet në të njëjtën kategori të rrezikshmërisë sikurse Afganistani dhe Irani, shkruan Reuters.

“Mos udhëtoni në Kinë për shkak të virusit të ri të identifikuar për herë të parë në Wuhan”.

Gjithashtu edhe kryeministri japonez Shnzo Abe u ka kërkuar qytetarëve që t’i shmangin udhëtimet jo urgjente drejt Kinës.

(Kosova Sot Online)