Zjarrfikësit e kanë të pamundur të intervenojnë, zjarret masive po i afrohen kryeqytetit australian Canberra

  • 01 February 2020 - 09:15
Zjarrfikësit e kanë të pamundur të intervenojnë, zjarret masive po i afrohen kryeqytetit australian Canberra

Shkaku i dy vatrave gjigante të zjarrit, që po digjen në periferi të Canberra në Australi, zjarrfikësit po e kanë të pamundur të intervenojnë.

Derisa këto vatra janë kthyer në të ashtuquajtura stuhi zjarri dhe po djegin gjithçka po iu del përpara, janë duke u zhvilluan në masë të madhe dhe po i afrohen kryeqytetit australian gjithnjë e më shumë.

Nëse vazhdojnë të digjen në këtë formë, pasojat do të jenë më të mëdha se ato të zjarreve të vitit 2003, që i dogjën rreth 500 shtëpi.

Janë afro 33 mijë hektarë që po digjen në një luginë afër kryeqytetit, që është e pamundur të bëhet ndonjë intervenim nga toka, që të shuhen flakët.

Temperatura shkaku i zjarrit, në atë zonë është duke arritur deri në 41 gradë Celsius, duke iu bërë zjarrfikësve edhe më të vështirë qëndrimin në afërsi. Moti i ngrohtë dhe thatësia e madhe, po e favorizojnë zgjerimin e flakëve, që janë ndër më të mëdhatë në sezone djegiesh.

(Kosova Sot Online )