Gjakovari e bën gruan për spital

  • 02 February 2020 - 09:11
Gjakovari e bën gruan për spital

Një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e dhunës në familje. E gjithë ngjarja kishte filluar pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet çiftit bashkëshortor.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje në mesditë në Gjakovë, ku edhe është arrestuar i dyshuari. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Viktima pas procedurave policore me vullnetin e saj ka shkuar te vëllai i saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)