Akuza: Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu pazar me fatin e Kosovës, ja projekti...

  • 03 February 2020 - 07:21
Akuza: Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu pazar me fatin e Kosovës, ja projekti...

“Pa më të voglin dyshim dhe tash më botërisht është vërtetuar se një bandë matrapazësh të sojit si të Edvin Kristaq Ramës, Hashim Thaçit, djalit të Haxhi shumarit të Brojës dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit dhe langoi i UDB-es serbe, Baton Fazli Haxhiu e kanë hedhur në pazar fatin e Kosovës”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po e vazhdon fushatën kundër Kosovës.

Ai këtë qëndrim anti kosovar e ka shprehur së fundi edhe në takimin e tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin, ku e ka sulmuar Kosovën për mos pranimin e planit për Mini Shengenin Ballkanik.

Sipas Ramës, e vërteta është që politikanët kosovarë, po e dëmtojnë Kosovën duke e larguar atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj të saj, dhe po ia ulin në mënyrë krejt të padrejtë reputacionin e madh që Kosova e fitoi pas marrjes së të drejtës për të qenë një shtet i lirë dhe sovran.

“Pavarësisht kundërshtimit kosovarë për Mini Shengenin, Shqipëria dhe Serbia nuk do të heqin dorë nga ky projekt por do e diskutojnë atë edhe më tutje në instancat ndërkombëtare dhe vendimmarrëse, edhe pa Kosovë. Kështu ne do të vazhdojmë me procesin dhe patjetër që nxitja e gjithanshme edhe nga BE edhe nga Gjermania nga SHBA pa diskutim do të jetë që procesi të ecë më tutje”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E analisti politik, Reshat Badallaj thotë për “Kosova Sot Online “ se Rama po vazhdon ta akuzojë Kosovën për këtë kundërshtim, pasiqë ka dështuar në planin e parë për marrëveshje me Serbinë për ndarjen e Kosovës, sipas planit me Thaçin, Vuqiqin dhe Baton Haxhiun.

Image
Reshat Badallaj

“Kështu që tani ka nisur këtë projektin e ri të Mini Shengenit, për të cilin përsëri ka arritur të përfitojë bashkëmendimtarët e tij dhe të Vuqiqit, në grupin që e kryeson Baton Haxhiu, dhe të të cilët po ja bëjnë opozitën gjithë spektri politik kundër këtij projekti. Pa më të voglin dyshim dhe tash më botërisht është vërtetuar se një bandë matrapazësh të sojit si të Edvin Kristaq Ramës, Hashim Thaçit, djalit të Haxhi shumarit të Brojës dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit dhe langoi i UDB-es serbe, Baton Fazli Haxhiu e kanë hedhur në pazar fatin e Kosovës. Kjo bandë maskarenjsh dhe matrapazësh të sojit të Esat Pashë Toptanit, tokat tona që janë mbrojtur me gjak, për përfitime të tyre personale, që kush e di se sa miliona para kanë marr nga kryekriminelët e Serbisë për të shitur gjakun e Kosovës si plaçkë pazari, janë gati ti japin pa hamendje fare vetëm që të përfitojnë dhe të realizojnë së bashku qëllimin, pavarësisht se kjo rrugë i qon në tradhti kombëtare”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online” .

Sipas Badallajt, soji i Edi Ramës e Baton Haxhiut kanë nisur edhe një fushatë të egër akuzash kundër atyre që e kundërshtojnë projektin e Mini Shengenit.

“Duke e parë se u ka prekur sharra në gozhdë kësaj bande kriminele dhe tradhtarësh me planin e ndarjes, që nuk iu doli ashtu si kanë menduar dhe kanë punuar prapa kurrizit të shqiptarëve, ndërruan pllakën kjo kope langonjsh dhe dolën me një ide edhe me më tradhtare Mini Shengenin dhe aq të pa fytyrë janë këta argat të Serbisë sa që mendojnë se populli e ha këtë pykë dhe do t’ ia arrijnë qëllimit. Sulmet e këtij grupi banditesh dhe pazarexhish si Rama, Hashimi dhe Baton Haxhiu, janë tepër të dëmshme për Kosovën që i bien hanxhar prapa kurrizit, por, atyre u ka hyrë frika në palcë sepse kjo është dëshmuar edhe nga shumë faktor ndërkombëtar që krejt ky grup janë shpirtshitur dhe punojnë kundër Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi, dhe natyrisht për interesat serbo-ruse”, deklaron Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht kësaj fushate të egër dhe të denoncimit të pa turpshëm tek ndërkombëtaret, Badallaj është i sigurt që njësoj sikur që ka dështuar plani ruso-serb për ndarjen e Kosovës, do të dështojë edhe projekti tjetër i kamufluar për ndarje, Mini Shengeni Ballkanik.

“Një gjë duhet ditur njëherë e mirë kjo kope tradhtaresh dhe matrapazësh se do të dështojnë shumë turpshëm dhe këta gjak zinj kërkojnë gjak sepse për këtë punë paguhen, mirëpo këta janë të vetëdijshëm se do t’ia bëjnë varrin vetes sepse Kosova nuk është torte sa për ta prerë kollaj me brisk të Shumadisë, por është arra më e fortë që do të jua thyej dhëmballët kësaj bande matrapazësh dhe do të ikin në botën tjetër me damkën e zezë prej tradhtarit”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)