Të akuzuarve për shpëlarje parash u konfiskohet pasuria në vlerë rreth 1 milion euro

  • 03 February 2020 - 15:17
Të akuzuarve për shpëlarje parash u konfiskohet pasuria në vlerë rreth 1 milion euro

Gjykata e Apelit ka njoftuar se të akuzuarve për shpëlarje parash u janë vërtetuar dënimet me burgim, dhe u është konfiskuar pasuria në vlerë rreth 1 milionë euro.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se ua ua ka vërtetuar dënimet me burgim me kusht prej dy vjetësh të akuzuarve F.S. dhe M.S. 

“Atyre gjithashtu, u është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946,820.84 eurove”, thuhet në komunikatë.

Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës  28.03.2019, është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe atë veprimet e të pandehurve  nga “Shpëlarja e parasë  në bashkëkryerje” sipas nenit 308 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  (KPRK) dhe nenit 32 par.2 nënpara.2.1 dhe 2.2 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, janë ri-cilësuar në “Shpëlarja e parasë  në bashkëkryerje” sipas nenit 308 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  (KPRK) dhe nenit 56  par.1, pika 1.1 dhe 1.2 e  Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Gjithsesi ky ri-vlerësim juridik nuk ka ndikuar në dënimin e të akuzuarve.  Në çështje tjera aktgjykimi i ankimuar ka mbetur i pa ndryshuar.

(Kosova Sot Online)