Thaçi befason me reagimin e tij pas zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër

  • 03 February 2020 - 18:23
Thaçi befason me reagimin e tij pas zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kabinetin e ri qeveritar, derisa i ka ftuar që ta fillojë punën sa më shpejtë.

Por, presidenti në postimin e tij në Facebook, nuk e ka përmendur fare emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore. HTH

(Kosova Sot Online)