Vjosa Osmani zgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

  • 03 February 2020 - 18:28
Vjosa Osmani zgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

(E plotësuar) - Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit.

Osmani është zgjedhur me 65 vota për.

*******************

Ka nisur seanca tjetër e Kuvendit të Kosovës, pas mbylljes së seancës plenare ku u votuar Qeveria e re.

Në seancën e jashtëzakonshme pritet të dalë në votim zgjedhja e kryeparlamentares së re.

Që nga konstituimi i Kuvendit, më 26 dhjetor, pozitën e Kreut të Kuvendit e mbante Glauk Konjufca, i cili sot u bë pjesë e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit.

Konjufca është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

*******************

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në orën 19:00 të nis seanca e re e Kuvendit ku në rend dite do të jetë zgjedhja e kryeparlamentarit të ri.

Vjosa Osmani e LDK-së pritet të jetë kandidatja që do të vihet në votim.

Mblidhet kryesia e Kuvendit, vendosin për seancën

Zyra për media në Kuvend të Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbahet një mbledhje urgjente e kryesisë.

Sipas këtij njoftimi është bërë e ditur se në ora 18:40 do të mblidhet kryesia për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme.

“Kërkesa e 42 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Në këtë seancë pritet që të votohet nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmanin në pozitën e kryeparlamentares.

Në ora 19:00 seancë e jashtëzakonshme, ja pse

Nga ora 19:00 do të mbahet edhe një seancë e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për Vjosa Osmanin në pozitën e kryeparlamentares.

Kjo seancë vjen pasi që paraprakisht është bërë votimi i qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

"Kosova Sot Online" merr vesh se seanca do të fillojë në ora 19:00, derisa nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë. Paraprakisht partitë opozitare kanë dalë nga seanca kur u bë votimi qeverisë së re.

(Kosova Sot Online)