Flet për herë të parë Vlora Dumoshi si ministre

  • 04 February 2020 - 08:42
Flet për herë të parë Vlora Dumoshi si ministre

Vlora Dumoshi ka falënderuar gjithë pasi mori postin e ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Përmes një postimi në Facebook, ish-këshilltarja e Isa Mustafës ka thënë se do të vazhdon të mbetem ajo që isha deri sot. “… e përkushtuar në detyrat e mia dhe në rrugën e trashëguar”.

Postimi i plotë:

Miq,

të gjithëve ju jam mirënjohëse për urimet tuaja të sinqerta e aq dashamirëse. Besoj që e dini se nuk kam mundësi t’i përgjigjem secilit veç e veç, prandaj po u them që të gjithëve këtu: JU FALEMDERIT PËR URIMET TUAJA!

Unë do të mbetem ajo që isha deri sot, e përkushtuar në detyrat e mia dhe në rrugën e trashëguar.

E juaja Vlora!

(Kosova Sot Online)