Vjosa pranon dy vizitore të rëndësishme në zyrën e saj pas detyrës së re që mori

  • 04 February 2020 - 09:44
Vjosa pranon dy vizitore të rëndësishme në zyrën e saj pas detyrës së re që mori

Dy vizitoret e para në zyrën e Kryeparlamentares Vjosa Osmani kanë qenë vajzat e saj.

Osmani ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku shihen dy vajzat e saj në hapësirat e Kuvendit.

“Mirëmengjesi nga dy vizitoret e para pas marrjes së detyrës së re. ë”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.

Ndryshe, Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës.

Ajo është bërë gruaja e parë që do të udhëheq organin legjislativ në Kosovë.

Më parë me Parlamentin e Kosovës kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca.

(Kosova Sot Online)