Fillon takimi i kryeparlamentares Osmani me ambasadorin amerikan

  • 04 February 2020 - 10:40
Fillon takimi i kryeparlamentares Osmani me ambasadorin amerikan

Ka filluar takimi i ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Ky është takimi i parë i Osmanit pas marrjes së detyrës së kryeparlamentares.

Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme, të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ajo është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë.

Më parë me Parlamentin e Kosovës e kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca. 

(Kosova Sot Online)