Kjo është pasuria e Agim Veliut – Ministrit të Brendshëm në qeverinë Kurti

  • 04 February 2020 - 11:09
Kjo është pasuria e Agim Veliut – Ministrit të Brendshëm në qeverinë Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të dielën bën marrëveshje për të qeverisur bashkë.

E partia e Isa Mustafës mbledhi edhe kryesinë për të zgjedhur ministrat nga partia e tyre.

Një nga ta është edhe kryetari aktual i Podujevës, Agim Veliu, i cili është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme.

Por, cila është pasuria e Veliut?

Në Agjencinë kundër Korrupsionit, Veliu ka deklaruar se merr pagë mujore prej 1 mijë e 187 euro  e 82 cent, shkruan Insajderi.

Ndërkohë, para të gatshme, Veliu ka deklaruar se i ka 11 mijë e 770 euro në NLB ndërsa 7 mijë e 679 euro në bankën Raiffeisen.

Veliu, gjithashtu është në kredi në NLB prej 25 mijë eurosh për blerje të truallit, kredi të cilën e ka marrë për 5 vite.

E pasuri të paluajtshme, Veliu ka thënë që ka 73.33 ari tokë të punuar, që është pasuri e trashëguar.

Veliu gjithashtu ka deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsion shtëpi me oborr, por që ka shkruar se nuk e ka asnjë metër katror, duke mos deklaruar sipërfaqën e saktë.

Gjithashtu në pronësi të Veliut është edhe një banesë prej 76.10 m2 që është e blerë në vitin 2008, dhe truall prej 10 ari e blerë në vitin 2015.

E nga krejt këto, që janë pasuri e paluajtshme, Veliu, nuk ka vendosur vlerën se sa kushtojnë.

(Kosova Sot Online)