Apostolova: E inkurajuar nga përkushtimi i Kurtit për rrugën evropiane të Kosovës

  • 05 February 2020 - 15:57
Apostolova: E inkurajuar nga përkushtimi i Kurtit për rrugën evropiane të Kosovës

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova sot ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Apostolova pas takimit ka shkruar në Twitter se takimi i parë me Kryeministrin Kurti ishte i mirë, dhe se është inkurajuar nga përkushtimi i tij për rrugën evropiane të Kosovës.

“Takim i parë ishte i mirë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Shpreha përkrahjen e Zyrës së Be-së në Kosovë për qeverinë dhe popullin e Kosovës. E inkurajuar nga përkushtimi i tij për rrugën evropiane të Kosovës. Mezi presim që të forcojmë bashkëpunimin për të zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Marrëveshjen e gjelbër Evropiane dhe avancimin në ekonomi dhe sundim të ligjit”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

(Kosova Sot Online)