Zvicra vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar, ja ku renditet Kosova

  • 06 February 2020 - 17:45
Zvicra vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar, ja ku renditet Kosova

Zvicra është vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar. Kështu thotë studimi i fundit që e vendos këtë shtet në krye të listës. Në këtë listë të Zvicra pasohet nga Norvegjia dhe Finlanda.

Në këtë studim i kryer nga “CEOWORLD” gjithashtu janë bërë edhe disa nënndarje. Për qira  kryeqyteti i Kinës është më i shtrenjti. Hong Kongu ndiqet nga Singapori, Luksemburgu, Zvicra dhe Katari.

Sa i përket çmimeve nëpër dyqane, Zvicra renditet në vend të parë si vendi me çmimet më të larta, pasohet nga Koreja e Jugut, Norvegjia, Islanda dhe Japonia.

Edhe sa i përket restoranteve shteti alpin renditet në vendin e parë. Pasohet nga Islanda, Norvegjia, Danimarka dhe Luksemburgu, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë vendet më të lira për qira janë Afganistani, Pakistani, Somalia, Nepali e Kuba.

Për çmimet më të lira në dyqane, Afganistani renditet i pari, i pasuar nga Pakistani, Uzbekistani, Siria dhe Gjeorgjia.

 Restorantet më të lira ndërkohë janë në Tunizi, Algjeri, Pakistan, Indi dhe Afganistan.

Ndërkohë në listën e përgjithshme sa i përket shteteve më të shtrenjta në të cilën prinë Zvicra, Kosova renditet në vendin e 124, nga 132 shtete gjithsejtë, duke u bërë kështu një prej shteteve më të lira në botë për të jetuar.


(Kosova Sot Online)