Gjermanët në karantinë nga koronavirusi, në betejë kundër mërzisë

  • 07 February 2020 - 22:29
Gjermanët në karantinë nga koronavirusi, në betejë kundër mërzisë

Shumica mund të mendojnë se pjesa më e vështirë për rreth 120 gjermanë të riatdhesuar nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë, ka mbaruar.

Sipas testimeve të fundit, asnjë nga personat në karantinë nuk ka treguar shenja infeksioni. Megjithatë, të riatdhesuarit po përballen me një tjetër sfidë, mërzinë. 

Pasi mbërritën në Gjermani të shtunën e kaluar, tashmë burrat, gratë dhe fëmijët kanë kaluar rreth gjysmën e 14 ditëve që duhet të qëndrojnë në karantinë.

“Përgjithësisht humori mes të riatdhesuarve është i mirë”, deklaroi Fritz Brechtel, një zyrtar qarku në Germersheim në Gjermaninë Perëndimore, ku grupi po qëndron në kazermat ushtarake.

(Kosova Sot Online)