Ish agjenti i SHIK-ut me akuza tronditëse për Thaçin e Veselin, ja çfarë paralajmëron për Presidentin

  • 08 February 2020 - 07:51
Ish agjenti i SHIK-ut me akuza tronditëse për Thaçin e Veselin, ja çfarë paralajmëron për Presidentin

“Kthimi i Thaçit në PDK nuk dot shkakton përplasje Thaçi- Veseli, pasi të dytë i lidhë e kaluara, i lidh vjedhja dhe keqpërdorimi i fondeve të luftës, i lidhin krimi, konspiracionit dhe vrasjet, edhe ato politike që janë bërë gjatë luftës, e sidomos pas luftës, pastaj keqpërdorimet e qindra mijëra milionave gjatë kohës mbi 20 vite në pushtet si autostradat, tenderët, shitjet e AKM-së, vjedhja e Trepçës, koncesionet, pastaj i lidhë edhe vrasja e përbashkët që e kanë bërë, të sekretarit të LPK Bahahdin Hallaqit, vrasja e disa prestarëve të LDK-së gjat dhe pas luftës. Të gjitha këto gjëra i lidhin shumë dhe janë të detyruar që Thaçi dhe Veseli të jetojnë në "kurorëzim” deri në fund të jetës të tyre, pasi nuk guxon të ketë përplasje në mes të dyve pasi dot fundoseshin të dytë së bashku”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Partia Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e Kadri Veselit, në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar pësoi humbjen më të madhe, duke u renditur e treta dhe do të jetë tani në opozitë.

E pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit në pozitën e Presidentit të vendit, sipas analistëve, ky subjekt politik do të mbetet pa asnjë përfaqësues në institucionet e larta të shtetit, kështu që vendi në opozitë do të bëhet akoma më i pa dëshirueshëm.

Analistët politikë nuk e përjashtojnë fare mundësinë e përgatitjes së skenarit të rikthimit të Thaçit edhe njëherë në PDK, dhe ta merr udhëheqjen e partisë.

Një mendim të tillë e ndanë edhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, sipas të cilit vetëm Gjykata Speciale mundë të shkëpus Hashim Thaçin nga jeta aktive në politike, ndryshe ai pas përfundimit të mandatit të Presidentit e ka të sigurt kthimin në PDK.

Image
Naim Miftari

“Hashim Thaçi e din se e ka vështir për të mbet në liri, nëse e humbë pushtetin pas humbjes të PDK-së. Tani atij po i mbetet vetëm pushteti i presidentit ku në atë pozitë erdhi vetëm duke e joshur Isa Mustafën dhe LDK-në për të ja siguruar votat. Por pasi u zgjodh president, duke ju frikësuar ndonjë suksesit qeveritar të LDK-së me Isa Mustafen Kryeministër, me ndihmën e opozitës e rrëzuan LDK-në nga pushtetin, e rrëzuan nga pozita e kryeministrit edhe Isa Mustafen, të cilit mendoj se ja bënë shumë mirë pasi që do të duhej ditur çka e pret nga PDK-ja. Por tani pas zgjedhjeve të viti 2019 gjërat janë keqësuar për Hashim Thaçin pasi karta e bisedave me serbin po i merret nga dora dhe mundësia e lojërave nën tavolinë po i zvogëlohet. Un besoj se Thaçi nuk do ta pres deri në fund mandatin e Presidentit dhe me këto ngushtime që po i bëhen dita ditës mundet shumë lehtë të ndodhë që të kthehet prapë si kryetar i PDK-së pasi edhe ashtu Hashim Thaçi ka qenë Bossi PDK-së nën hije edhe nga pozita e Presidentit”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, marrja e sërishme e timonit të partisë nga Hashim Thaçi, nuk do të krijojë ndonjë tërmet në parti, pasi sipas tij, e gjithë kupola e PDK-së është e zhytur në korrupsion e krim të organizuar.

“Kthimi i Thaçit në PDK nuk dot shkakton përplasje Thaçi- Veseli, pasi të dytë i lidhë e kaluara, i lidh vjedhja dhe keqpërdorimi i fondeve të luftës, i lidhin krimi, konspiracionit dhe vrasjet, edhe ato politike që janë bërë gjatë luftës, e sidomos pas luftës, pastaj keqpërdorimet e qindra mijëra milionave gjatë kohës mbi 20 vite në pushtet si autostradat, tenderët, shitjet e AKM-së, vjedhja e Trepçës, koncesionet, pastaj i lidhë edhe vrasja e përbashkët që e kanë bërë, të sekretarit të LPK Bahahdin Hallaqit, vrasja e disa prestarëve të LDK-së gjat dhe pas luftës. Të gjitha këto gjëra i lidhin shumë dhe janë të detyruar që Thaçi dhe Veseli të jetojnë në "kurorëzim” deri në fund të jetës të tyre, pasi nuk guxon të ketë përplasje në mes të dyve pasi dot fundoseshin të dytë së bashku”, shton ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Për të mbijetuar më sigurt, sipas Miftarit, Hashim Thaçit me patjetër i duhet pushteti.

“Dhe nëse e humb pushtetin edhe të çendnit kryetar i PDK-së prapë do të përpiqet për ta siguruar një mbrojtje institucionale si lider i opozitës, por qëllimi i tij deri në fund do të jetë futja e përçarjes brenda koalicionit LVV-LDK nëpërmes njerëzve më të dëgjueshëm të Isa Mustafës. Tani duke keqpërdorur opozitën do të manipuloj dhe do të bëjë çmos për ta lëvizur çdo gur që ta rrëzon qeverinë LVV –LDK, Qeverinë e Albin Kurtit, më së voni deri në pranverën e vitit 2022. Ai do ta provon ta bëjë këtë sepse më shumë jeton peshku pa ujë sesa Hashim Thaçi që mundë të jeton pa intriga, pa konspiracion dhe pa pushtet. Prandaj kthimi i Thaçit në PDK është shumë i mundshëm pasi po nuk i mbeti shans tjetër për të mbetur kryetar shteti edhe 5 vite me ndonjë ndihmë nga LDK-ja, ai do ti kthehet të qenit kryetar i PDK-së sepse Kadri Veseli edhe po deshi nuk mundet ta pengon atë”, përfundon Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)