Policia arreston 55 vjeçarin që lëvizte në qytet me armë

  • 08 February 2020 - 09:59
Policia arreston 55 vjeçarin që lëvizte në qytet me armë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 55-vjeçar për shkak se lëvizte me pistoletë me vete.

Policia njofton se ky person është kapur në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit” pasi lëvizte me një makinë tip “Benz” ku mbante edhe një armë zjarri me 16 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

(Kosova Sot Online)