Kontrolle në .. Policia sekuestron 10 mjete luksoze, shoqërohen 9 persona

  • 08 February 2020 - 10:29
Kontrolle në .. Policia sekuestron 10 mjete luksoze, shoqërohen 9 persona

Policia ka vijuar që nga mbrëmja e djeshme një sërë kontrollesh në hyrje daljet e qyteteve të vendit, në kuadër të parandalimit të personave të dyshimtë dhe të lidhur me kriminalitetin.

Në Gjirokastër, ashtu si në Elbasan, Fier e Berat, është kryer një operacion ku bëhet me dije se janë ndaluar e sekuestruar 10 mjete luksoze. Makinat paraqisnin probleme me dokumentacionin, nedërsa në polici janë shoqëruar 9 persona.

Identitetet e të ndaluarve ende nuk janë bërë me dije.

Policia ka shtuar përpjekjet për të ndaluar persona të lidhur apo të dyshuar si të lidhur me botën e krimit, në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, e pagëzuar nga qeveria dhe me një akt normativ i njohur si ‘Anti- KÇK’.

(Kosova Sot Online)