Selimi: Do të ishte zgjedhje e shkëlqyer nëse ambasadori gjerman Heusgen ëmërohet emisar i BE’së për dialogun

  • 08 February 2020 - 15:21
Selimi: Do të ishte zgjedhje e shkëlqyer nëse ambasadori gjerman Heusgen ëmërohet emisar i BE’së për dialogun

Kryediplomati sllovak, Miroslav Lajcak, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, janë dy emrat potencial për të zënë karrigen e Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, në rast së Josep Borell vendos për diçka të tillë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, thotë se do të ishte një lajm shumë i mirë nëse në pozitën e emisarit special do të emërohej ambasadori gjerman dhe ish-këshilltari i kancelares Angela Merkel, Christoph Heusgen.

“Mediat në Kosovë po raportojnë se Christoph Heusgen , ish-këshilltar i kancelares Merkel dhe ambasadori aktual i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara është duke u konsideruar për t’u emëruar si Përfaqësues Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi. Nëse është e vërtetë do të ishte një zgjedhje e shkëlqyeshme. Heusgen e njeh rajonin shumë mirë dhe akterët(politik)”, ka shkruar Selimi në twitter.

Lidhur me këtë çështje sot për Express ka folur edhe eksperti gjerman, Bodo Weber. Ai ka thënë se Emisari Special duhet të jetë nga një shtet që e ka njohur Kosovën.

(Kosova Sot Online)