Qeveria voton për ndarjen e mjeteve buxhetore edhe për muajin mars

  • 12 February 2020 - 10:24
Qeveria voton për ndarjen e mjeteve buxhetore edhe për muajin mars

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarje të mjeteve buxhetore edhe për muajin mars.

Kjo është bërë me kërkesë të Ministrit të Financave, Besnik Bislimit.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për të bërë ndarjen e mjeteve buxhetore edhe për muajin mars, derisa të bëhet miratimi i buxhetit.

Ministria e Financave në pajtim me ligjin pasi që është plotësuar kushti ligjor ka bërë zgjatjen e mjeteve buxhetore në mënyrë që të mbulojmë periudhën deri më datën 28 shkurt”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)